Prokuroria Speciale lehtëson procedurat për inicimin e hetimeve

21 tetor 2026 | 08:17

Prokurorët specialë do të mund të kërkojnë drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrit numrin për regjistrimin e lëndës, me qëllim të inicimit të hetimeve sipas detyrës zyrtare.

Sipas vendimit të Prokurorisë Speciale, prokurorët nuk do të kenë nevojë për autorizim paraprak nga Kryeprokurori i Prokurorisë për këtë procedurë.

Ky ndryshim, siç thekson Prokuroria, synon lehtësimin e procedurës administrative për regjistrimin e lëndëve, si dhe nxitjen e prokurorëve për të iniciuar hetime për vepra penale sipas detyrës zyrtare, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

“Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Dren Paca, ka nxjerrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit në Prokurorinë Speciale, në harmoni dhe respektim të kompetencave dhe pavarësisë funksionale të prokurorëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare”- thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shërbimet e inteligjencës italiane po analizojnë mënyrën se si u…