“Dardanet” avancojnë në ranglistën e FIFA-s

21 tetor 2026 | 11:17

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ka avancuar për dy pozita në ranglistën e FIFA-s.

Në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA, Kosova pozicionohet në vendin e 83-të, duke shënuar përparim me dy pozita krahasuar me renditjen paraprake.

Së fundmi, “Dardanet” kanë pësuar dy humbje në ndeshjet gjysmëfinale të “play-off”-it kualifikues për Kupën e Botës, ndaj Austrisë. Megjithatë, ato kanë avancuar në ranglistën e re.

Ndërkohë, Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një pozitë në renditjen e FIFA-s. Shqipëria tani renditet në vendin e 68-të, pasi në klasifikimin e mëparshëm ishte në vendin e 67-të.

Në krye të ranglistës së futbollit të femrave vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportit të…