Bardhyl Mahmuti: Zhbërja e Gjykatës Speciale, kusht i domosdoshëm për lirimin e Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit
21 tetor 2026
| 20:50
Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka deklaruar se zhbërja e Gjykatës Speciale është kusht i domosdoshëm për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në Hagë.
Në një postim në ‘Facebook’, Mahmuti ka bërë thirrje për lirimin e tyre, duke i cilësuar si “pengje në Hagë”.
Sipas tij, të gjitha përpjekjet e tjera për lirimin e tyre janë të destinuara të dështojnë.
“Lironi pengjet! Zhbërja e Gjykatës Speciale është kusht i domosdoshëm për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, që mbahen pengje në Hagë! Të gjitha përpjekjet e tjera janë të destinuara të dështojnë!”, ka shkruar Mahmuti.



