Reshje të dendura të shiut në Vlorë, vështirësohet qarkullimi

22 tetor 2026 | 08:51

Rreth mesantës reshjet e dendura të shiut që zgjatën për afro dy orë, kanë shkaktuar probleme me përmbytjet në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës.

Prania e ujit në rrugë ka vështirësuar përkohësisht qarkullimin, ndërsa pamjet e regjistruara gjatë natës tregojnë edhe turistë të huaj që janë futur në ujërat e grumbulluara në rrugë, duke luajtur mes tyre.

Ndërkohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar gjatë gjithë natës për largimin e ujit nga zonat e prekura.

Falë ndërhyrjes së tyre, në orët e paradites së sotme uji është tërhequr nga rrugët, ndërsa qarkullimi për automjetet dhe qytetarët në zonat e prekura është normalizuar.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në Qendrat e…