Ardian Ismajli rikthehet si titullar te Torino
Ardian Ismajli nuk ka qenë ndër të preferuarit e trajnerit Abate në këtë fillim të sezonit te Torino. Megjithatë, mbrojtësi kuqezi ishte titullar në sfidën e fundit ndaj Parmës dhe një nga lojtarët më të dalluar në fushë.
Trajneri Abate ka shpjeguar vendimin për ta aktivizuar nga minuta e parë Ardian Ismajlin në ndeshjen ndaj Parmës, duke zbuluar se mbrojtësi shqiptar ishte kthyer nga grumbullimi me kombëtaren me një problem në gju.
Tekniku i Torinos ka folur për zgjedhjet e tij në repartin defensiv, duke theksuar se gjendja e Ismajlit ishte përmirësuar ndjeshëm gjatë javës dhe se futbollisti ishte gati të luante si titullar.
“Ismajli është kthyer nga kombëtarja me një problem në gju, por gjatë kësaj jave e kam parë vërtet shumë mirë. Prandaj është e drejtë që të luajë nga minuta e parë. Lojtarët e dinë se i trajtoj të gjithë në të njëjtën mënyrë dhe jam i bindur se do të zhvillojë një ndeshje të shkëlqyer”, është shprehur Abate.
Kështu, pavarësisht shqetësimit fizik pas angazhimeve me kombëtaren, mbrojtësi shqiptar ka fituar besimin e trajnerit, i cili ka vlerësuar përmirësimin e tij gjatë ditëve të fundit dhe ka vendosur ta përfshijë në formacionin titullar të Torinos përballë Parmës.



