Ramadani kërkon përgjigje për veprimet dhe strategjinë e lobimit për Dhomat e Specializuara

24 tetor 2026 | 16:35

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar sqarime për veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës dhe strategjinë e lobimit lidhur me Dhomat e Specializuara, duke theksuar se gati dy muaj kanë kaluar pa dhënë, sipas tij, përgjigje të qarta për këto çështje.

Në një postim në ‘Facebook’, Ramadani ka rikujtuar se e ka mbështetur pa dilemë Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe protestën e qytetarëve, e cila, sipas tij, ndikoi që ligji të miratohej në momentet e fundit.

Ai ka bërë të ditur se ka kundërshtuar kthimin e ligjit, duke vlerësuar se një veprim i tillë nuk ka kuptim politik, institucional apo ligjor dhe se cenon ndjenjat e qytetarëve të Kosovës.

Megjithatë, Ramadani ka ngritur dy pyetje kryesore për institucionet: çfarë veprimesh janë ndërmarrë nga 16 shtatori deri më sot dhe cila është strategjia e lobimit, përfshirë vendet ku është lobuar dhe personat e angazhuar në këtë proces.

“Gati dy muaj shkuan!”, ka shkruar Ramadani, duke theksuar se diplomacia dhe veprimi shtetëror do të duhej të ishin në kulmin e aktiviteteve.

Postimin e tij, deputeti i Aleancës e ka shoqëruar me hashtagët #JoneEmrinTim dhe #LiriaKaEmer.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova duhet të përshpejtojë reformat ligjore në përputhje me kërkesat…