Qeveria shqiptare demanton lajmet për rritjen e tarifës në Rrugën e Kombit
24 tetor 2026
| 18:44
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci ka reaguar pas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale për një rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro, duke i cilësuar ato të pavërteta.
“E PAVËRTETË Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro.
Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë NUK ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale’ shkruan Karakaçi.



