Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar

24 tetor 2026 | 22:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që nesër të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se shqiptarët në Luginë kanë të drejtë të ndërtojnë jetën në trojet e tyre me mundësi të barabarta, duke shtuar se vota është përgjigjja më e mirë demokratike ndaj padrejtësive.

“Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike. Me solidaritet. Me këmbëngulje. Me pjesëmarrje. Nesër, është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje”, ka shkruar kryeministri.

Ait pati një porosi të drejtpërdrejtë edhe për të gjithë ata qytetarë të Luginës që aktualisht jetojnë apo ndodhen në Kosovë, duke kërkuar që nesër të udhëtojnë drejt vendlindjes për të votuar.

“Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni nesër në vendlindje për të votuar. Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, ‘Koalicionin Shqiptar’”, theksoi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, në një intervistë për…