Kongresisti Wilson i përgëzon studentët për fitoren në Serbi: Tani nis puna e vështirë për kthimin e sundimit të ligjit

25 tetor 2026 | 22:47

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka përgëzuar qytetarët e Serbisë për fushatën zgjedhore, duke veçuar studentët për atë që e cilësoi si vendosmëri historike dhe patriotizëm në përpjekjet për rikthimin e sundimit të ligjit në Serbi.

Në një reagim në platformën X, Wilson tha se tani nis puna e vështirë, duke shprehur pritshmëri për një marrëdhënie të ripërtërirë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerikanët u dërgojnë përgëzime të përzemërta qytetarëve të Serbisë për një fushatë zgjedhore të zhvilluar me shumë përpjekje, e veçanërisht studentëve, të cilët treguan vendosmëri historike dhe patriotizëm në misionin e tyre për të rikthyer sundimin e ligjit në vendin e tyre”, shkroi Wilson.

“Tani nis puna e vështirë. Pres me padurim një marrëdhënie të ripërtërirë mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim…