Kunati që vrau gruan në Vitomiricë të Pejës, ende në arrati

26 tetor 2026 | 08:12

Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi ishte intervistuar nga Policia për rast të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht rreth orës 19:00, policia ishte njoftuar për rastin e dhunës në familje. Gruaja ishte shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Pas intervistimit, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, me vullnetin e saj, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A. do të mbajnë protestë…