IKD dorëzon sot në Kuvend Nismën Legjislative Qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal

26 tetor 2026 | 08:37

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) sot (e hënë) do të dorëzojë në Kuvend Nismën Legjislative Qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nisma do të dorëzohet nga ora 11:20 në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas dorëzimit, përfaqësuesit e IKD-së do të prononcohen për medie.

Përmes kësaj nisme, IKD propozon që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale, si dhe të sanksionohet penalisht përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Për këtë nismë, IKD zhvilloi aktivitete në komunat e Kosovës e më pas realizoi një sërë aktivitetesh me studentët.

Pas që ka përfunduae mbledhja dhe verifikimi i dokumentacionit, nënshkrimet dhe nisma legjislative e IKD-së do t’i dorëzohen sot Kuvendit të Republikës së Kosovës për procedim të mëtejmë sipas legjislacionit në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një sulm rus gjatë natës në Zaporizhia , në Ukrainën…