Bildt pas humbjes së Vuçiqit: Tani Serbia duhet të mbajë zgjedhje presidenciale
26 tetor 2026
| 08:50
Ish-kryeministri suedez Carl Bildt ka thënë se pas fitores së listës studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe pranimit të humbjes nga Aleksandar Vuçiq, vendi duhet të mbajë edhe zgjedhjet presidenciale dhe të formojë një qeveri të re.
Bildt vlerësoi se fitorja e listës studentore dhe pranimi i humbjes nga Vuçiq përbëjnë një moment të rëndësishëm politik për Serbinë.
Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë angazhimin e tij dhe të dërgojë një sinjal të qartë se dera e integrimit evropian mbetet e hapur për një Serbi me qeveri reformuese.
“Por duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe të formohet një qeveri e re”, shkroi Bildt në X.



