Trump propozon riemërtimin e Oqeanit Atlantik në “Oqeani Amerikan”
Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar përsëri riemërtimin e Oqeanit Atlantik në “Oqeani Amerikan”, gjatë një tubimi republikan në Misisipi.
Ai u shpreh se “SHBA-së i duhen një oqean dhe një lumë, për t’iu përshtatur liqenit dhe gjirit që ai tashmë i ka riemërtuar”.
Dhe një propozim i tij gjatë tubimit në Misisipi vjen pasi Donald Trump kishte thënë më parë se Google e refuzoi kërkesën e tij për ta riemërtuar Oqeanin Atlantik sipas emrit të tij ose të Amerikës.
Duke folur në një tubim në Karolinën e Jugut të mërkurën, presidenti tha se kishte telefonuar drejtorin ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, për të pyetur nëse kompania mund ta “trajtonte” propozimin e tij.
“Më pëlqejnë vetëm dy oqeane: Oqeani Atlantik dhe Oqeani Paqësor. Nuk kam ndërmend t’i vë emrin ‘Trump’ apo ‘Amerikë’ asnjë oqeani tjetër përveç këtyre dyve. Kështu që e shqyrtuam seriozisht Oqeanin Atlantik dhe telefonova Google Maps… I thashë: ‘Sundar, po mendoj për Oqeanin Atlantik'”, tha Trump.
Trump iu referua urdhrit të tij të mëparshëm ekzekutiv për riemërtimin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, si dhe përpjekjes së tij për ta riemërtuar Liqenin Ontario në “Liqeni i Amerikës” – kjo në mes të një mosmarrëveshjeje tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë – për të cilën ai gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv që detyronte agjencitë federale amerikane të përdornin emërtimin e ri.
Sipas Trump, Sundar Pichai e refuzoi propozimin e fundit.
Trump e përshkroi përgjigjen e kreut të Google duke thënë: “Jo, jo, jo. Këtë herë nuk mund ta bëj… Oqeanet janë ndryshe, zotëri. Ato mbulojnë… shumë vende. Ju lutem, mos na kërkoni ta bëjmë këtë”.
“Pra, ndoshta do të heq dorë. A duhet të heq dorë?”, ka thënë Trump, duke shtuar: “Mendoj se më mirë ta lëmë Oqeani Atlantik”.



