Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
Zhvillime të reja janë raportuar sonte lidhur me Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, i cili më herët ka kërkuar të takohet me familjen përpara dorëzimit.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit janë nisur për ta takuar atë, të shoqëruar nga pjesëtarë të Njësisë Speciale FIT.
Sipas burimeve, Sylaj kishte komunikuar më herët me vëllain e tij, duke kërkuar dhjetë minuta për të biseduar me familjarët dhe duke shprehur gatishmërinë për t’u dorëzuar vetëm para pjesëtarëve të FIT-it.
Autoritetet po ndërmarrin veprimet për arrestimin e tij, ndërsa dorëzimi ende nuk është konfirmuar.
Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, Sinjali nuk po publikon hollësi të tjera mbi vendndodhjen dhe zhvillimin e operacionit.



