Rusia godet me dron një tren pasagjerësh në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

29 tetor 2026 | 12:27

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron rus në Dnipro të Ukrainës, ka njoftuar guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskit, Oleksandr Ganza.

Ganza ka bërë të ditur përmes një postimi në “Telegram” se nga sulmi kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa të paktën pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkaq, kreu i Hekurudhave të Ukrainës ka njoftuar se stacioni hekurudhor i qytetit ka qenë shënjestër e sulmit vdekjeprurës.

Edhe kryetari i bashkisë së Dnipros, Boris Filatov, ka konfirmuar se një tren pasagjerësh është goditur gjatë sulmit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar sot me…