Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani i thotë Maqedoncit: Keni thënë se prodhimi fillon në fund të vitit 2026, por aty ka vetëm ledinë

29 tetor 2026 | 12:49

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me premtimin për ndërtimin e fabrikës së municionit në Gjakovë.

Ramadani ka rikujtuar se ministri Maqedonci dhe kryeministri Kurti kanë deklaruar se prodhimi në fabrikë do të fillonte në fund të vitit 2026, ndërsa, sipas tij, hapësira ku pritet të ndërtohet ajo vazhdon të jetë e papunuar.

“Po na u përsëritet fatkeqësisht, fjalitë e mëdha, por veprimet shumë të ngadalshme. Sikurse që është e njëjta, besoj, edhe me fabrikën e municionit në Gjakovë. Edhe ju, edhe kryeministri keni thënë që në fund të vitit 2026 fillon prodhimi, por sot, në fund të vitit 2026, është ledinë edhe më tutje”, ka thënë Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur…