Çitaku kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata kanë vetëm ditëlindje
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kujtuar heroin e kombit dhe njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, në 64-vjetorin e lindjes së tij.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Çitaku ka thënë se shtatorja e Zahir Pajazitit i jep frymëzim dhe shpresë, duke vlerësuar qëndrimin e tij prej sypatremburi dhe përkushtimin për vendin.
Ajo ka theksuar se, pavarësisht kalimit të viteve, Zahiri mbetet përherë i ri në kujtesën e popullit dhe kombit shqiptar.
“Një ndër pushkët e para të lirisë, që vazhdon të na japë zemër edhe nga përjetësia. Sepse heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje”, ka shkruar Çitaku.
Në fund, ajo i ka uruar 64-vjetorin e lindjes heroit Zahir Pajaziti, duke e cilësuar atë si trim të kombit.



