Selimi: Para 7 vjetësh, Kosova dhe ShBA-ja nënshkruan marrëveshje për zhvillimin e një pakti për gazsjellësin, projekti u anulua më pas
01 nëntor 2026
| 13:21
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka kujtuar marrëveshjen e nënshkruar nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës para shtatë vjetësh.
Selimi ka theksuar se marrëveshja kishte të bënte me zhvillimin e një pakti që fokusohej në gazsjellësin, ndërsa ka bërë të ditur se projekti ishte anuluar më pas nga qeveria pasuese.
“Saktësisht para 7 vjetësh, Kosova dhe ShBA-ja nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e një pakti që fokusohej në gazsjellësin, duke siguruar 200 milionë dollarë në grante 100 për qind për infrastrukturën, si dhe financim fillestar për termocentralin me gaz. Projekti u anulua nga qeveria pasuese e Kosovës”, ka shkruar Selimi në një postim në platformën “X”.



