Një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Demiraj të Gjilanit

01 nëntor 2026 | 13:27

Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Më 01.11.2026, rreth orës 08:47, kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, nga i cili është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete”, ka deklaruar Hashani.

Sipas tij, hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’”, ka bërë të ditur Hashani.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka dalë në mbrojtje…