ATK-ja pranon mbi 3 mijë denoncime nga qytetarët për parregullsi tatimore, rritje prej 42 për qind

02 nëntor 2026 | 11:35

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka pranuar 3 mijë e 54 denoncime nga qytetarët për parregullsi tatimore gjatë periudhës janar-shtator 2026.

Sipas njoftimit të ATK-së, kjo shifër paraqet rritje prej 42 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin pranuar 2 mijë e 150 denoncime, apo 904 më pak se këtë vit.

ATK-ja vlerëson se kjo rritje dëshmon për një angazhim më të madh të qytetarëve dhe forcim të bashkëpunimit me institucionin në luftimin e shmangies tatimore dhe identifikimin e parregullsive.

Në njoftim theksohet se qytetarët janë partnerë të rëndësishëm të ATK-së dhe se çdo raportim kontribuon në ndërtimin e një sistemi tatimor më të përgjegjshëm dhe më të drejtë. “Së bashku për përgjegjësi tatimore dhe drejtësi për të gjithë!”, thuhet në mesazhin e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes…