Profesori i Gjeodezisë në UP, Përparim Ahmeti, bëhet pjesë e rrjetit evropian EU Space Network

04 nëntor 2026 | 21:19

Profesori i Gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës (UP), Përparim Ahmeti, është bërë pjesë e rrjetit evropian EU Space Network, në cilësinë e Ambasadorit të Hapësirës së Bashkimit Evropian (EU Space Ambassador).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë profesori Ahmeti përmes një njoftimi publik, ku ka shprehur kënaqësinë për përfshirjen në këtë rrjet, i cili funksionon në kuadër të iniciativave të Bashkimit Evropian për promovimin e Programit Hapësinor të BE-së.

Në kuadër të këtij rrjeti, Ahmeti do të ketë mundësi të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Zyra për Mbështetjen e Hapësirës së BE-së (EUSSO) dhe Komisioni Evropian – Drejtoria e Përgjithshme për Industrinë e Mbrojtjen dhe Hapësirën (DG DEFIS).

Këto aktivitete përfshijnë takime mujore, webinare, mundësi rrjetëzimi dhe shkëmbim të informacionit lidhur me zhvillimet më të fundit në Programin Hapësinor të Bashkimit Evropian.

Sipas Ahmetit, ky anëtarësim paraqet një mundësi të rëndësishme edhe për Universitetin e Prishtinës dhe Institutin e Gjeodezisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore, për të forcuar bashkëpunimin dhe lidhjet me iniciativat evropiane në fushën e hapësirës, observimit të Tokës dhe teknologjive gjeohapësinore.

Ai ka falënderuar ekipin e EUSSO-së për mirëpritjen dhe mundësinë për të kontribuar në këtë rrjet evropian.

Përfshirja e profesorit Ahmeti në EU Space Network përbën një mundësi të re për përfaqësimin e ekspertizës akademike nga Kosova në iniciativat evropiane që lidhen me zhvillimin e teknologjive hapësinore dhe gjeohapësinore.

https://eu-space.europa.eu/economy/eu-space-networks

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin…