Konsulli Vigan Berisha i dhuron presidentit zviceran një punim artistik të realizuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

04 nëntor 2026 | 21:30

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka takuar presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, gjatë një takimi të zhvilluar në Bernë.

Me këtë rast, Berisha i ka dhuruar presidentit zviceran një punim artistik me domethënie të veçantë, të realizuar nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë konsulli Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë detaje nga takimi dhe simbolika e dhuratës.

“Sot, në kuadër të një takimi të shkurtër personal dhe pritjes zyrtare në Bernë, patëm kënaqësinë të takoheshim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Shkëlqesinë e Tij, z. Guy Parmelin.

Me këtë rast, kishim nderin t’i dhuronim një punim artistik me domethënie të veçantë, të realizuar nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, punimi është realizuar në kuadër të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave dhe përfaqëson historinë, qëndresën dhe dinjitetin e grave që përjetuan dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Përmes këtij gjesti simbolik, në takimin me presidentin zviceran është përcjellë edhe mesazhi për kujtesën, dinjitetin dhe rëndësinë e njohjes së historisë së të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me…