Ka ardhur koha që në politikë dhe në LDK të hiqet demonizimi

05 nëntor 2026 | 08:37

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me rastin e Agim Veliut, për të cilin në studio u tha se nuk i ishte lejuar kandidimi për deputet.

I ftuar në emisionin “Politiko”, Gashi ka thënë se nuk sheh logjikë që një deputeti të zgjedhur nga qytetarët t’i mohohet e drejta për të rikandiduar.

“Përderisa është deputet i zgjedhur, nuk ka kurrfarë logjike që të mos i lejohet rikandidimi. Mendoj se është një sistem i hapur, ku qytetari voton. Kush je ti apo unë, kryetari i partisë, që të mos e lejosh dikë të kandidojë, përderisa nuk ka bërë asnjë shkelje, apo ndonjë shkelje që e bën të pakandidueshëm për LDK-në?”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka shtuar se ka ardhur koha që edhe në politikë, e veçanërisht në LDK, të tejkalohen qasjet përjashtuese.

“Mendoj se ka ardhur koha edhe në politikë, edhe në LDK, që t’i hiqet demonizimi”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit…