“Drejtësi dhe liri për çlirimtarët”, Hamza në gjashtëvjetorin e shkuarjes së tyre në Hagë
05 nëntor 2026
| 09:59
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar në gjashtëvjetorin e shkuarjes në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hamza ka thënë se asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë apo t’i nënshtrojë ish-krerët e UÇK-së dhe as ta rishkruajë historinë e Kosovës.
Ai ka theksuar se populli i Kosovës e di se çfarë ka përjetuar, pse është ngritur në luftë dhe sa shtrenjtë e ka paguar lirinë.
“Drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre!”, ka shkruar Hamza.



