Kurti për mungesën e uniformave në polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror

06 nëntor 2026 | 16:14

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportimet për mungesë të uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët e Policisë së Kosovës, çështje kjo për të cilën ishte raportuar se kishte ndikuar edhe në shtyrjen e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve policorë.

I pyetur për këtë çështje, Kurti ka thënë se për furnizimin me pajisje dhe uniforma, përgjegjëse për të dhënë informacione është Ministria e Punëve të Brendshme. Ai ka theksuar se buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht, raporton “Ekonomia Online”.

“Unë tash do të shkoj atje dhe natyrisht është një arritje e re që Republikës së Kosovës po i shtohen edhe mbi 300 kadetë të rinj, nga të cilët rreth 30% janë gra. Sa i përket furnizimit me pajisje, me uniforma, është Ministria e Punëve të Brendshme që mund t’ua jep përgjigjen e duhur mbi atë se si shkojnë proceset, por buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht dhe kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror e qeveritar për policinë, ushtrinë, oficerin dhe uniformën sikurse tani”, ka thënë Kurti.

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet sot nga ora 16:30, ku pritet t’i bashkohen institucionit mbi 300 zyrtarë të rinj policorë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ndryshojnë shumicat në Uashington, por partneriteti strategjik Kosovë–SHBA duhet të…