Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

06 nëntor 2026 | 16:37

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy zyrtarëve policorë që ranë në krye të detyrës, kanë diplomuar në ceremoninë e sotme si pjesë e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023, në orët e para të mëngjesit, gjatë sulmit terrorist në Banjskë.

Po ashtu, në veri ishte vrarë edhe polici Enver Zymeri. Ai fillimisht ishte plagosur rëndë më 25 korrik 2011, gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, por një ditë më pas kishte vdekur si pasojë e plagëve të marra. Ai ishte qëlluar gjatë një sulmi ndaj konvojit policor në zonën e Zubin-Potokut.

Si Bunjaku, ashtu edhe Zymeri janë shpallur heronj të shtetit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se…