Ramadani: Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit – kjo është partia-shtet

08 nëntor 2026 | 09:38

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar pushtetin, duke e akuzuar për propagandë dhe mungesë të rezultateve konkrete në terren.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ramadani ka thënë se, sipas tij, asgjë nuk po realizohet dhe se qytetarët nuk po e ndiejnë dorën e shtetit në përmirësimin e jetës së tyre.

Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën e marrjes së vendimeve, duke pretenduar se ato po merren në parti dhe jo në institucionet shtetërore.

“Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit. Asgjë nuk realizohet, asgjë nuk ndodh në terren. E tëra propagandë. Dora e shtetit nuk vërehet në përmirësimin e jetës së qytetarit”, ka shkruar Ramadani.

Më tej, deputeti i Aleancës ka thënë se pushteti po i trajton privilegj pozitat që mban, ndërsa ka akuzuar udhëheqësit se nuk përballen me faktet.

“Kjo është partia-shtet!”, ka përfunduar Ramadani, duke e cilësuar kështu mënyrën e qeverisjes së pushtetit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në disa vende të Evropës, nga Suedia deri në Belgjikë,…