Pamje të reja nga aksidenti i ndodhur gjatë garave ilegale me vetura në Trudë të Prishtinës janë publikuar dhe shpërndarë në media.

Në pamjet e publikuara shihet momenti i përplasjes mes dy veturave, ndërsa mënyra se si ndodh goditja ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.

Disa komentues kanë ngritur dyshime se vetura e njohur si “Suat” mund të jetë goditur qëllimshëm nga BMW-ja. Megjithatë, këto janë pretendime të komentuesve dhe deri më tani nuk përbëjnë një konstatim zyrtar për rrethanat e aksidentit.