1.5 milion euro nga qeveria Kurti për asfaltimin e 23.4 kilometrave rrugë në Mitrovicë

09 nëntor 2026 | 08:47

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të investojë 1.5 milion euro në asfaltimin e rrugëve në pesë fshatra të Mitrovicës: Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi.

Përmes një postimi, Basha ka bërë me dije se projekti përfshin gjithsej 23.4 kilometra rrugë dhe do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, e cila do të kontribuojë me 1.8 milion euro.

Sipas tij, ky investim pritet të lehtësojë qarkullimin, të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të përmirësojë lidhjen e këtyre fshatrave me zonat përreth.

Ministri Basha ka theksuar se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë me synimin për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm në të gjitha pjesët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe…