Sokol Haliti viziton arbëreshët në Kalabri, njihet nga afër me historinë dhe traditat shekullore
09 nëntor 2026
| 11:59
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë qëndrimit në San Cosmo Albanese të Kalabrisë në Itali, ka zhvilluar një vizitë kulturore për t’u njohur nga afër me historinë, traditat dhe trashëgiminë e komunitetit arbëresh.
Gjatë vizitës, Haliti u njoh me përpjekjet e arbëreshëve për ruajtjen e gjuhës shqipe, besimit dhe zakoneve shqiptare, të cilat janë përcjellë brez pas brezi ndër shekuj, pavarësisht largësisë nga trojet shqiptare.



