Reali i kalon pengesat e fundit, JJ Gabriel drejt transferimit në Madrid
Real Madridi është shumë pranë sigurimit të një prej talenteve më premtuese të futbollit evropian.
Bëhet fjalë për JJ Gabriel, sulmuesin 16-vjeçar të Manchester Unitedit, i cili pritet të vazhdojë karrierën te gjiganti spanjoll.
Klubi madrilen ka arritur të fitojë garën ndaj Barcelonës, Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut për shërbimet e talentit anglez, raporton Gazeta Express.
Pas muajsh negociatash dhe pengesash burokratike, marrëveshja është afër përfundimit, ndërsa lojtari pritet ta bëjë të ditur vendimin e tij në ditët në vijim.
Një rol vendimtar në këtë operacion ka pasur Juni Calafat, përgjegjësi i skautimit të Real Madridit, i cili ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e futbollistit.
Për shkak të origjinës irlandeze të babait dhe asaj qipriote të nënës, Gabriel ka arritur të sigurojë pasaportë evropiane, duke lehtësuar procedurat për transferimin.
Plani i Real Madridit është që fillimisht ta sistemojë te ekipi i dytë, Castilla, me synimin që gradualisht ta përgatisë për ekipin e parë.
Manchester United ka tentuar ta bindë të qëndrojë, por pa sukses.



