Nuk bëhet fjalë për lëndim, zbulohet pse Yamal nuk udhëton me Spanjën drejt Pragës

09 nëntor 2026 | 15:51

Barcelona nuk ka shqetësime për gjendjen fizike të Lamine Yamalit, pavarësisht se sulmuesi anësor e përfundoi me lodhje ndeshjen e së dielës, ku katalunasit triumfuan 2-1 ndaj Atletico Madridit.

Sipas gazetares së COPE, Helena Condis, Barcelona dhe vetë lojtari kanë rënë dakord që Yamal të mos udhëtojë drejt Pragës për ndeshjen e ardhshme të Spanjës ndaj Republikës Çeke, raporton Telegrafi.

Ky vendim erdhi pasi 19-vjeçari përjetoi lodhje fizike gjatë përballjes me Atleticon, megjithatë, klubi katalunas nuk e konsideron situatën shqetësuese dhe nuk ka raportime për ndonjë lëndim serioz.

Mungesa e Yamalit në udhëtimin e Spanjës është një masë parandaluese, e marrë me marrëveshjen e të dyja palëve, me qëllim që futbollisti të mos rrezikojë gjendjen e tij fizike dhe të rikuperohet plotësisht.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar rritje të…