Hoti: Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës së qytetarëve

10 nëntor 2026 | 11:07

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar mënyrën se si po prezantohet suksesi ekonomik nga Qeveria, duke thënë se buxheti nuk duhet të vlerësohet vetëm përmes shifrave miliardëshe, por mbi bazën e ndikimit që ka në jetën e përditshme të qytetarëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka theksuar se gjatë pesë viteve të fundit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45 për qind, ndërsa çmimet e shumë produkteve të konsumit familjar janë gati dyfishuar.

Ai ka vlerësuar se kjo rritje e çmimeve e ka vështirësuar jetën e familjeve, duke shtuar se propaganda për sukses ekonomik nuk mund ta mbushë shportë.

“Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës së qytetarëve Në pesë vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%, ndërsa për shumë produkte të konsumit familjar çmimet gati janë dyfishuar. Kur çmimet dyfishohen, jeta e qytetarëve bëhet më e vështirë. Propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e konsumit të familjeve! Qeveria mund të prezantojë shifra miliardëshe, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve. Debati që duhet të bëhet në Kuvend me rastin e diskutimit të buxhetit 2027-2029 duhet të përqendrohet në këto çështje: -Çfarë ka ndodhur me koston e jetës së qytetarëve? -Kush mban përgjegjësi për këtë dhe -Çfarë mund të bëhet për të lehtësuar këtë barrë?”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
NJOFTIM Njoftojmë të gjithë klientët se Shoqëria me Përgjegjësi të…