Debat Publik nga operatori “Kualiteti-Plast’’
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI) Nr.01/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MMPHI) Nr. 04/2022 për Leje Mjedisore, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me operatorin “Kualiteti-Plast’’ Sh.p.k. Qerim-Gjakovë për Leje Mjedisore, me nr. prot. 26/1779MMPH, për Fabrikën për riciklimin e mbeturinave të plastikës dhe prodhimin e produkteve të plastikës, Qerim, organizojnë: DEBAT PUBLIK
Për kërkesën për t’u pajisur me Leje Mjedisore
Njoftohet publiku i interesuar se me datë: 01.12.2026, në ora: 10:00 h, në hapësirat e kompanisë “Kualiteti Plast” Sh.p.k., në fshatin Qerim K. Gjakovë do të organizohet debat publik nga operatori “Kualiteti-Plast’’ Sh.p.k. Qerim-Gjakovë, për Leje Mjedisore, me nr. prot. 26/1779MMPH, për Fabrikën për riciklimin e mbeturinave të plastikës dhe prodhimin e produkteve të plastikës, Qerim, Gjakovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM:
ID: 978 061 9194
🔐 Passcode: LsKi3H
https://us05web.zoom.us/j/9780619194?pwd=utLa9j36e3WHTyhKaJw72N2IbG2oQ9.1
Në linkun e mëposhtëm, mund të gjeni aplikacionin e publikuar në ueb faqe të MMPH-së, për komente të publikut:
https://mmphi.rks-gov.net/Document?search=MATR
Pjesëmarrja e publikut është e mirëseardhur dhe e rëndësishme për procesin.
Me respekt,
____________
Kualiteti-Plast Sh.p.k. Qrim, K. Gjakovë



