Përparim Rama takon presidentin gjerman Steinmeier: Kosova mirënjohëse për rolin e Gjermanisë në lirinë dhe shtetësinë tonë
15 nëntor 2026
| 19:27
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar si nder të veçantë takimin me presidentin gjerman, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.
“Nder i veçantë të takoj Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se Kosova mbetet mirënjohëse për kontributin e Gjermanisë në lirinë dhe shtetësinë e saj.
“Kosova është mirënjohëse për rolin e Gjermanisë në lirinë dhe shtetësinë tonë. Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.



