Shiroka-Pula priti në takim ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik

17 nëntor 2026 | 16:45

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe përkushtimin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Gjatë takimit, presidentja ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Sllovenisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimin e aspiratave euroatlantike, veçanërisht synimin strategjik për anëtarësim në NATO, si kontribut për sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Në njoftimin e Zyrës së Presidentes është bërë e ditur se në takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Shiroka Pula ka vlerësuar potencialin për rritjen e investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të të dy vendeve.

Në këtë kontekst, ajo ka theksuar rëndësinë e nxitjes së investimeve dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
E ardhmja e Bruno Fernandesit duket gjithnjë e më larg…