Milazim Krasniqi: Gjykata Speciale po e përdor Jakup Krasniqin për t’i dhënë Kosovës mesazh poshtërimi dhe pafuqie
21 nëntor 2026
| 12:12
Profesori Milazim Krasniqi, në një reagim të tij, ka shkruar: “Lejimi i Jakup Krasniqit që të qëndrojë në familjen e tij, nga mënyra se si u zbatua, dëshmon se nuk ka asgjë humanitare brenda vetes. Përkundrazi, leja u përdor nga Gjykata Speciale si mesazh për popullin e Kosovës dhe institucionet e Kosovës.
Mesazhi ishte: jeni të pafuqishëm, ne ju poshtërojmë si të duam, ndërsa ju nuk mund të na bëni asgjë, sepse Gjykata nuk varet më nga ju. Pushteti i vërtetë në Kosovë është EULEX-i dhe Rezoluta 1244. Prandaj, Gjykata Speciale bën çfarë të dojë, deri në atë pikë sa nuk e lejon pengun ta takojë as vëllanë e vet.”



