Rikujtohet mesazhi i Thaçit për fëmijën e lindur në kohë lufte: Të jeni gjenerata e fundit që do të lindni në kohë lufte

22 nëntor 2026 | 12:03

Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e tij një mesazh të shkruar nga Thaçi më 13 prill 2018, në të cilin ai kujton lindjen e një fëmije në kohë lufte dhe shpreh dëshirën që kjo gjeneratë të jetë e fundit që lind në luftë.

Në postimin e publikuar, Thaçi kishte shkruar:

“Si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë, ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët tu të jeni gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”.

Mesazhi është publikuar në profilin e Thaçit, nga ekipi i tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej…