Gazetarët e Kosovës dhe Shqipërisë bashkëpunojnë për avancimin e raportimit ekonomik
Më 19-21 nëntor 2026, në Tiranë u mbajt vizita studimore dhe takimi i gazetarëve Kosovë-Shqipëri, me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave partnere nga të dyja vendet.
Gjatë takimit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me përkrahje nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSh) prezantoi draft-manualin për raportimin ekonomik, i cili shërbeu si bazë për diskutime mbi sfidat e gazetarisë ekonomike, përdorimin dhe interpretimin e të dhënave, verifikimin e burimeve dhe shmangien e raportimit promocional.
Përmes diskutimeve dhe punës në grupe, pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre, identifikuan rekomandime për përmirësimin e raportimit ekonomik dhe diskutuan mundësitë për bashkëpunim mes gazetarëve dhe redaksive në Kosovë dhe Shqipëri, përfshirë temat me potencial për raportim ndërkufitar.
Takimi synoi të kontribuojë në avancimin e gazetarisë ekonomike dhe forcimin e bashkëpunimit profesional mes gazetarëve të të dyja vendeve përmes krijimit të manualit praktik.
Aktiviteti u organizua me mbështetjen e JTI-së.



