Schuebel takohet me Komisionin për Integrim Evropian, në fokus reformat dhe Plani i Rritjes i BE-së
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK-ja.
Sipas Schuebelit, një nga temat kryesore të diskutimit ishte dhënia e përparësisë reformave që ndërlidhen me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe Planin e Rritjes të BE-së.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë, në mënyrë që Kosova të përfitojë si në aspektin politik, ashtu edhe në atë financiar.
Schuebel bëri të ditur se ka ofruar mbështetjen dhe ekspertizën e Bashkimit Evropian për punën e Komisionit në avancimin e reformave që e afrojnë Kosovën drejt anëtarësimit në BE.



