Kuvendi mban dy seanca të enjten

23 nëntor 2026 | 13:07

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se seanca e radhës parlamentare do të mbahet të enjten, ndërsa pritet të trajtohen dy seanca me pika të ndryshme të rendit të ditës.

Tahiri ka njoftuar se interpelanca e kërkuar nga Aleanca për kryeministrin Albin Kurti, lidhur me dështimin e dialogut strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shtyrë për seancën e radhës, pasi kryeministri Kurti nuk ndodhej në Kosovë këtë të enjte.

Ai ka theksuar se rikthimi i dialogut strategjik me SHBA-në është jetik për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e proceseve integruese dhe thellimin e marrëdhënieve me administratën amerikane.

“Seanca e radhës do të jetë të enjten. Do të jenë dy seanca. Ne si grup parlamentar, pra Aleanca, kemi pasur një interpelancë për kryeministrin Kurti, që ndërlidhet me kërkesën tonë për të diskutuar dështimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë të enjte nuk ishte kryeministri Kurti në Kosovë dhe interpelanca u shty për seancën e radhës”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…