“Rezonanca” ofron 50% zbritje në shërbimet mjekësore për anëtarët e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së

25 nëntor 2026 | 19:35

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, dhe drejtoresha e Alma Mater Europaea – Campus Poliklinika “Rezonanca”, Atije Idrizaj, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, përmes të cilit anëtarëve të Shoqatës dhe familjarëve të tyre u mundësohet 50% zbritje në të gjitha shërbimet mjekësore.

Poliklinika “Rezonanca”, e cila ndodhet në lagjen Pejton në Prishtinë, do të ofrojë këtë përfitim në kuadër të bashkëpunimit të arritur mes dy institucioneve.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës, Fadil Shurdhaj, përmes një njoftimi, ku ka falënderuar Poliklinikën “Rezonanca” për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të…