Mjekët paralajmërojnë se pesticidet mund të ndikojnë në fertilitet

26 nëntor 2026 | 08:32

Ekspozimi ndaj pesticideve mund të ndikojë në aftësinë riprodhuese të njerëzve, paralajmërojnë ekspertët, ndërsa Bashkimi Evropian po shqyrton lehtësimin e rregullave për miratimin e këtyre produkteve. Megjithatë, ata theksojnë se nevojiten më shumë studime për të konfirmuar lidhjen.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth një në gjashtë persona në botë përjeton infertilitet. Përveç faktorëve të stilit të jetesës, si duhanpirja, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe obeziteti, edhe ekspozimi ndaj pesticideve dhe ndotësve të tjerë të mjedisit është lidhur me cilësi më të dobët të spermës dhe vezëve, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Dy endokrinologë italianë paralajmëruan se pesticidet mund të ndikojnë në fertilitet duke ndërhyrë në funksionimin e hormoneve dhe qelizave riprodhuese.

Te burrat, problemet e fertilitetit shpesh lidhen me numrin e ulët të spermatozoideve, formën ose lëvizshmërinë e tyre jo të rregullt, si dhe me çrregullimet e ejakulimit. Disa studime kanë treguar se ekspozimi ndaj insekticideve mund të lidhet me përqendrim më të ulët të spermatozoideve. Këto substanca mund të ndikojnë në funksionimin e testikujve dhe në zhvillimin e spermatozoideve, përmes dëmtimit të qelizave dhe çrregullimit të sistemit hormonal.

Te gratë, infertiliteti mund të shkaktohet nga probleme me vezoret, mitrën, tubat fallopiane ose sistemin hormonal.

Studiuesit dyshojnë se ekspozimi ndaj pesticideve gjatë zhvillimit para lindjes mund të ketë pasoja të rëndësishme, pasi gratë lindin me të gjitha qelizat vezë që do të kenë gjatë jetës. Gjithashtu, ekspozimi gjatë shtatzënisë është lidhur me zhvillim më të dobët të trurit te fetusi.

Paralajmërimet vijnë në kohën kur institucionet e BE-së po shqyrtojnë një propozim për thjeshtimin e rregullave të sigurisë për ushqimin dhe ushqimin e kafshëve, përfshirë procedurat e miratimit të pesticideve. Komisioni Evropian thotë se synimi është të zvogëlohet barra administrative për fermerët dhe autoritetet kombëtare.

Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit kundërshtojnë propozimin, duke vlerësuar se ai favorizon industrinë dhe nuk i shqyrton mjaftueshëm pasojat e mundshme shëndetësore.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht ndikimin e pesticideve në fertilitet. Ndërkohë, ekspozimi afatgjatë ndaj disa prej këtyre substancave është lidhur edhe me disa lloje të kancerit, sëmundjen e Parkinsonit dhe probleme të frymëmarrjes.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,…