Haradinaj: Investimet e diasporës, interes i Kosovës

29 janar 2019 | 12:00

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim biznesmenin Florin Krasniqi, i cili jeton në Amerikë.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se investimet e diasporës janë në interes të Kosovës.

“Investimet e diasporës sonë, me potencial të madh financiar janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën. Prita në takim biznesmenin dhe investitorin kosovar, që jeton në Amerikë, Florin Krasniqin, me të cilin pata kënaqësinë të bashkëbisedoj për impaktin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Florin Krasniqi në të kaluarën ka qenë deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2018…