Nitaj: Është për keqardhje mosmiratimi i Ligjit për automjete

28 shkurt 2019 | 15:32

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se është për keqardhje mosmiratimi i Ligjit për automjete nga ana e deputetëve të Kuvendit.

“Për keqardhje që as kësaj radhe nuk kaloi Ligji për automjetet. Sot në Kosove 70 për qind e automjeteve janë më të vjetra se 15 vjet dhe ky ligj kishte veç një qellim, qe sado pak të përmirësohej mesatarja e vjetërsisë së automjeteve që janë në qarkullim. Këto nuk po e ndotkan ambientin veç ato që janë më të reja se sa 15 vjet! Është tragjike kur krejt kjo bëhet, në emër të mbrojtjes së qytetarit!
Nuk kanë faj, se vet nuk e kanë këtë hall, e sa për popull të cilin e përfaqësojnë, disa deputetëve po duket që nuk u bëhet vonë asnjëherë”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e ka ftuar Qeverinë e…