ATK-ja ka inkasuar 88.4 milionë euro për dy muaj

06 mars 2019 | 11:25

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për dy muajt e parë të këtij viti ka arritur që të ketë performancë të mirë sa i përket inkasimit të të hyrave.

Për gjatë kësaj periudhe janar-shkurt 2019 janë mbledhur 88.4 milionë euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të viti të kaluar janë mbledhur 12 për qind apo 9.5 milionë euro më shumë.

“Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore, të cilat aktivitete do të intensifikohen edhe më shumë ditëve në vijim”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Në këtë njoftim theksohet se ATK-ja do të vazhdojë të punojë në ruajtjen dhe ngritjen e imazhit të një administrate transparente dhe në shërbim të të gjithë tatimpaguesve. “Motoja e përgjithshme e punës tonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, dhe mbi të gjitha trajtim i barabartë për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë që secili ta paguaj pjesën që i takon me ligj”, është theksuar në njoftimin e ATK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tiemoue Bakayoko, që është i huazuar nga Chelsea, me drejt…