Mjekë kardiokirurgë nga Italia po operojnë pacientët në QKUK

14 mars 2019 | 16:08

Një ekip i mjekëve nga Italia, të udhëhequr nga dr. Carlo Barzaghi dhe dr, Maurizio Levantino, nga Spitali i Toskanas në Itali, po operojnë pacientët në QKUK.

Mjekët italian deri më tani kanë operuar katër pacientë me probleme kardiokirurgjike dhe gjatë gjithë kohës po asistohen edhe nga mjekët kardiokirurgë nga Kosova.

Gjatë vizitës që bëri në Shërbimin e Kardiokirurgjisë, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, dr. Basri Sejdiu, ka thënë se ky bashkëpunim me mjekët italianë po bëhet në kuadër të ngritjes profesionale të stafit dhe është një ndihmesë e madhe për institucionin, kur kardiokirurgë ndërkombëtarë operojnë në Qendrën Klinike Universitare.

Drejtori Sejdiu ka lavdëruar edhe kardiokirurgët e QKUK-së, të cilët, sipas tij, janë duke e kryer punën mjaft mirë, përderisa ky bashkëpunim me mjekët e huaj bën që të kryhen edhe operacionet më të komplikuara.

Dr. Maurizio Levantino, nga ekipi i mjekëve italianë, ka thënë se në Kosovë kanë ardhur me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe regjionit të Toskanës.

Dr. Levantino ka treguar se deri tani kanë kryer katër operacione të hapura në zemër, në bashkëpunim edhe me ekipin e mjekëve kardiokirurgë nga Kosova.

Sipas tij, Kosova ka mjekë të mirë që kanë dëshmuar profesionalizmin edhe gjatë punës në operacione.

Më 17 mars pritet që një ekip tjetër i mjekëve nga Italia të vijë në Kosovë për të operuar fëmijët që kanë probleme me zemër.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk ka statistika të plota për sëmundjet. Ndonëse stafi…