Meghan dhe Princi Harry hyjnë në librin “Guinnes”
05 prill 2019
| 13:57
Llogaria e re në “Instagram” e Princit Harry dhe Meghan Markle ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë për të fituar një milion ndjekës në këtë rrjet social.
Guinness World Records ka njoftuar se llogaria e re në “Instagram”, e hapur nga Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, është më e shpejta për të fituar një milion ndjekës.
Llogaria, e quajtur sussexroyal, u krijua të martën më 2 prill dhe arriti një milion ndjekës në vetëm 5 orë dhe 45 minuta.