Limaj: Lidhja e Prizrenit, lëvizja më e rëndësishme e shqiptarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është lëvizja më e rëndësishme e shqiptarëve, e cila ka rizgjuar ndjenjën kombëtare për liri dhe emancipim të shqiptarëve.
“141 vjet më parë, pikërisht më 10 qershor 1878, delegatët e të gjitha krahinave shqiptare, themeluan Lidhjen e Prizrenit. Lidhja Shqiptare e Prizrenit, është lëvizja me e rëndësishme e shqiptarëve, e cila rizgjoi ndjenjën kombëtare për liri dhe emancipim të shqiptarëve. Programi politik i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, arriti që t’i artikulojë qartë ambiciet kombëtare për bashkimin e vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar”.
“Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndër dekada mbeti frymëzim i shumë lëvizjeve kombëtare, lëvizje këto që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ketë ditë, kujtojmë ideologët dhe drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin dhe Sulejman Vokshin, të cilët mbetën themeltarët e shtetit shqiptar”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/



