Muharremaj pas të reshurave atmosferike: Dëmet bujqësore në Nepërbisht janë të shumta

19 qershor 2019 | 09:51

Si pasojë e të reshurave të shiut dhe breshrit, në fshatin Nepërbisht janë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore.

Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai ka shkruar se janë duke u përpjekur që ta analizojnë gjendjen në terren ku më pas t’i dalin në ndihmë banorëve aty.

“Në Nepërbisht dëmet janë të shumta në bujqësi si rezultat i rënies së breshëritë. Ne po përpiqemi që së pari ta analizojmë gjendjen në teren dhe më pas ti shohim mundësitë tu dalim në ndihmë”, ka shkruar Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
FC Prishtina e ka transferuar dhe prezantuar Tun Bardhokun si…